Demolli: Ishte privilegj dhe nder ta përfaqësoja Kosovën 

Boksi

Demolli: Ishte privilegj dhe nder ta përfaqësoja Kosovën 

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:12
Demolli: Ishte privilegj dhe nder ta përfaqësoja Kosovën 

Gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga komuniteti i boksit në Kontinentin e Vjetër. 

Demolli është gjyqtar i vetëm nga Kosova që e ndan drejtësinë në nivelet më të lartë evropiane. 

“Ndarja e drejtësisë në dy Kampionate Evropiane brenda dy muajve, ishte privilegj dhe nder ta përfaqësoja Kosovën me dinjitet dhe notë të lartë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Demolli në profilin e tij në facebook.

Ai gjatë këtij viti ka edhe shumë gara në rrafshin ndërkombëtar dhe beson e shpreson se do të ndajë drejtësinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat