Demolli: As Kosova as Shqipëria nuk u ftua! Ai është shok i Aleksandër Vuçiqit

Boksi

Demolli: As Kosova as Shqipëria nuk u ftua! Ai është shok i Aleksandër Vuçiqit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:51
Demolli: As Kosova as Shqipëria nuk u ftua! Ai është shok i Aleksandër Vuçiqit

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, reagon për Ligën Rajonale të boksit, që organizohet pa Kosovën dhe Shqipërinë. 

Demolli tha se as që janë kontaktuar e as ftuar për në Ligën Rajonale. 

Ligën Rajonale e përbëjnë klubet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.     

“As Shqipëria dhe as Kosova nuk u ftua. 
Mbledhja u mbajt në Beograd, pastaj në Zagreb dhe sot u hodh shorti në Sarajevë. 

Kosova po thonë problem politik, por me Shqipëri nuk kanë asgjë. 

Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, është pengesë sepse ai është shok i mirë i  kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Kosova iu pengon, dihet botërisht kjo punë sepse në ish Jugosllavi e dijnë historinë tonë, të KBO Prishtina, kur ishim pesë herë kampion si klub”, tha Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lloznica (Serbi), Zhelezniçari (Bosnja e Hercegovina), Vardari (Maqedonia Veriore) dhe Mali i Zi Sokolovi (Mali i Zi) do të garojnë në Grupin A të ligës rajonale. Grupi B përbëhet nga Maribori (Slloveni), Cërvena Zvezda (Serbi), Vitezov Zagreb (Kroaci) dhe Radnik Bjelina (Bosnja e Hercegovina). Në raundin e parë do të takohen Cërvena Zvezda - Maribor dhe Vitezov - Radnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat