Rikthimi në kafaz i Jon Jones po vonon

Boksi

Rikthimi në kafaz i Jon Jones po vonon

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:18
Rikthimi në kafaz i Jon Jones po vonon

Rikthimi në kafaz i Jon Jones po vonon gjithnjë e më shumë. UFC dhe presidenti Dana White i kanë ofruar disa duele, por 33-vjeçari amerikan, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), ka refuzuar. Ai kërkon një shumë të madhe parash për t’u rikthyer në kafaz, ndaj dhe bisedimet gjithnjë kanë dështuar.

Dana White i ofroi së fundi një duel ndaj Stipe Miocic, ish-kampion bote në peshën e rëndë, por sërish Jones refuzoi. Jones, pasi u largua nga pesha e mëparshme, deklaroi se do të duelojë në peshën e rëndë, por ende nuk e ka bërë realitet këtë gjë.

“Gjithçka varet nga ai, nëse dëshiron të duelojë apo jo. Janë disa duele të mundshme për Jones, të gjitha janë aty në letër. Unë vazhdoj të organizoj duele çdo javë. Nëse ai ka dëshirë të duelojë, le të vijë, nëse nuk dëshiron le të qëndrojë aty ku është”, tha Dana White.

“Ne të gjithë e dimë që ai ka dëshirë të duelojë. Unë e kam konsideruar si më të madhin e kafazit, por gjithçka varet nga ai. Ai mund të duelojë këtë verë nëse ka dëshirë”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse. Jones nuk duelon që prej shkurtit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat