Një sfidë e madhe po vjen

Boksi

Një sfidë e madhe po vjen

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:54
Një sfidë e madhe po vjen

Mosha është thjesht një numër i parëndësishëm për Manny Pacquiao-n.

Boksieri 42-vjeçar do rikthehet në ring më 21 gusht për duelin e 72-të në karrierën e tij 26-vjeçare në boksin profesionist.

Kundërshtari i legjendës filipinase është kampioni i botës Eroll Spence.

Boksieri amerikan ka një rekord prej 27 fitoresh (21 me nokaut), 0 humbje dhe 0 barazime.

Spence mban titujt kampion bote WBC dhe IBF në kategorinë e peshës “welter” ( 66.7 kg).

Si rrallëherë Pacquiao nuk është favorit. Diferenca prej 12 vitesh i jep një avantazh të dukshëm 31-vjeçarit Spence, i cili është në kulmin e karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat