Muharrem Gjocaj: Është shumë e nevojshme që në Kosovë të kemi shkolla të tilla

Boksi

Muharrem Gjocaj: Është shumë e nevojshme që në Kosovë të kemi shkolla të tilla

Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:20
Muharrem Gjocaj: Është shumë e nevojshme që në Kosovë të kemi shkolla të tilla

Shteti i Kosovës për herë të parë edhe zyrtarisht u bë me një klub të boksit amator e profesionistë dhe që e njëjta quhet “AP Peja”.

Një super ide e cila u themelua nga një grup sportdashës në krye me menaxherin dhe promotorin e boksit profesionist, Muharem Gjocaj, i cili njihet edhe si njëri prej boksierëve të artë të ish Jugosllavisë. Kështu stafi drejtues, menjëherë ka bërë apel të interesuarve që ti bashkëngjiten kësaj iniciative ku në të ardhmen edhe suksesi nuk do të mungoj.

Çka ju motivoi për realizimin e një iniciative të tillë?

Gjocaj: Motivimi kryesisht ka qenë rinia kosovare dhe kërkesat e tyre për mbështetje qe ata të zhvillohen me talentin e tyre drejt sukseseve vendore dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, është shumë e nevojshme që në Kosovë të kemi shkolla të tilla ku rinia e Kosovës të jenë të fokusuar ne sport e te ju largohen rrugëve të këqija dhe të kenë vendin ku te vijnë dhe te shprehin talentin e tyre.

Me kë do bashkëpunoni drejt realizimit të projektit të ri?

Momentalisht jemi një staf drejtues i ngushtë dhe shumë i përkushtuar si Florim Berisha,Tom Quni,Viktor Zefi, Faruk Kaliqani dhe Burhan Xhafa. Synimet tona janë qe te nxjerrim sa me shumë talent dhe ata tw përfaqësojnw vendin ne boksin amator kurse më vonë edhe në boksin profesionist .

Lokacioni ku do te zhvillohet ushtrimet dhe kush do te punoj me sportistet?

Ushtrimet do te mbahen ne Hallën e sporteve Karagaq ne Peje kurse me sportistet do të punojnë trajnerat: Tom Quni, Florim Berisha dhe Burhan Xhafa.

Sa keni mbështetje nga afaristet?

Për momentin jemi duke punuar vetëm, por besoj që së shpejti do te kemi edhe mbështetje nga afaristet por edhe nga institucionet shtetërore .

Një apel i juaj për sportistet dhe afaristet?

Për gjithë te interesuarit qe dëshiron te jen pjesë e kësaj shkolle ne jemi te hapur qe ti pranojmë dhe ti mbështesim qe talenti tyre te arri ne suksese,sepse rinia ka shumë nevojë qe te ketë sa me shumë shkolla dhe iniciativa te tilla ku te kenë ta shpreh talentin. Ndërsa për te gjithë afaristet i ftojmë ne mbështetje qe shkolla jon te jetë ne një rrugë dhe e ardhme për rinin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat