Goditje e rëndë, Pireva tërhiqet nga boksi, akuzon edhe federatën: Ne detyrohemi të paguajmë çdo gjë vet

Boksi

Goditje e rëndë, Pireva tërhiqet nga boksi, akuzon edhe federatën: Ne detyrohemi të paguajmë çdo gjë vet

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:50
Grusht i rëndë, Pireva tërhiqet nga boksi, akuzon edhe federatën: Ne detyrohemi të paguajmë çdo gjë vet

Grusht i rëndë për Federatën e Boksit të Kosovës, Besart Pireva, talenti më i madh i boksit, reprezetentues, largohet përfundimisht nga boksi amator. 

Pireva boksonte në kategorinë 81 kg, e thotë hapur, se nuk kanë pasur mbështetje, as kushte dhe as vet nuk e kupton pse i dërgoni në përgatitje në Durrës.

21 – vjeçari, fituesi i medaljes së bronztë ballkanike, llogaritej potencial për medalje evropiane e botërore, thotë se është i zhgënjyer me atë çfarë ka pa në boks, padrejtësi etj.  Pireva është pesë herë kampion në Kosovë, dy herë në Shqipëri dhe nënkampion edhe ballkanik në vitin 2019.

Image

Pireva largohet, por kjo është një humbje e madhe për boksin dhe sportin e Kosovës sepse ikë një talent i madh për shkak të kushteve të këqija.  

“Bota sot”: Besart, në kulmin e formës, vendosët që të largoheni nga boksi amator, cila është arsyeja?

Besart Pireva: Ka shumë arsye por mbi te gjitha është mos përkrahja nga shteti si nga ana financiare si nga përgatitjet e nevojshme për një sportist.  

Tjetra në turnetë ndërkombëtarë që marrim pjesë edhe pse arrinim të fitojmë ndeshjet nuk na i dhanë fitoren duke na bë padrejtësi të mëdha në çdo vend dhe askush nuk kërkon dhe nuk jep llogari.

Jam i pakënaqur me të gjithë, si me federatën si me trajnerët dhe klubet e boksit të Kosovës që nuk na mundësojnë as një lloj kushte për stërvitje e as kushte elementare. 

Ne si sportistë kemi lënë të gjitha mbrapa, me shkolla, me punë më të gjithë për me përfaqësuar Kosovën dhe në fund nuk kemi përkrahje as financiare as morale nga shteti.

Nuk jam i pari por as i fundit që e ka lënë kështu dhe u zhgënjye nga boksi i Kosovës.

Image

Kjo është arsyeja pse nuk po ka rezultate boksi sepse çdo sportist detyrohet ta lë boksin ose te vazhdojë në profi në kohën më të mirë për arritje të rezultateve.

“Bota sot”: Pse jeni i pakënaqur me federatën, nuk iu trajtuan dinjitetshëm?

Besart Pireva: Federata nuk na mundëson asnjë lloj përgatitje si duhet, nuk quhet përgatitje Durrësi kur të gjitha shtetet tjera shkojnë në kampe e në grumbullime, unë kam marrë pjesë në Kampionat Europian pa asnjë sparing të vetëm, përgatitjet tona janë shumë larg shteteve tjera.

Nuk e di cilat janë arsyet e federatës që ngul këmbë çdo herë të na çoj vetëm në Durrës, i dijnë ata më mirë arsyet e tyre por ajo nuk është përgatitje bile më mirë stërvitem në Fushë Kosovë se aty. 

Tjetra ne si boksierë na mundësojnë vetëm shpërblime të kemi pas rezultateve e asnjëherë mbështetje që me ardhur të rezultati.

Nuk na duhen shpërblime po na kemi nevojë për mbështetje e përkrahje që mi arrit ato rezultate.

Image

“Bota sot”: A i keni pasur shpenzimet të hequra në përgatitje dhe a keni pas premi për fitore?

Besart Pireva: Shpenzimet për përgatitje po, siç e ceka ajo nuk është përgatitje e duhur që nuk kem nevojë për to dhe nuk na ndihmon kurrgjë, kurse premi prej fitores nuk kemi pas asnjëherë prej federatës.

“Bota sot”: Do të thotë premia e vetme që keni pasur bukën dhe asgjë tjetër, përkundër sukseseve?

Besart Pireva: Po, mund të themi edhe në atë mënyrë që ajo ka qenë e vetmja gjë.
 
“Bota sot”: A keni kërkuar kushte më të mira, a jeni ankuar në federatë, cila ka qenë përgjigja e tyre? 

Besart Pireva: Përgjigja e tyre e zakonshme është që s’ka pare federata sepse ankesa kemi pas. 

“Bota sot”: Ku do të shkon tani?

Besart Pireva: Për momentin kam oferta për profi dhe do t’i shqyrtoj deri në shtator.

“Bota sot”: A jeni i zhgënjyer si fitues i medaljes së bronztë ballkanike në Zagreb, as një shpërblim apo një mbështetje?

Besart Pireva: Ne kemi shpërblime prej ministrisë pas fitoreve të medaljeve por nuk kemi mbështetje për me arrit te medalja, çka do të thotë që neve na nevojitet para fitoreve mbështetja, që të na mundësohet të arrijmë medalje të kampionatevr europiane e botërore. 

“Bota sot”: Çfarë iu ka hidhëruar më së shumti, që morët vendimin më të rëndë, largimin nga boksi amator, raportohet se shumë herë shpenzimet i keni hequr edhe me paratë e prindit tuaj? 

Besart Pireva: Jo shumë por në fakt çdo herë mbështetja e prindit është arsyeja pse kam qëndruar kaq gjatë në boks, po te mos ishte ai unë me kohë do të isha larguar sepse ne detyrohemi të paguajmë çdo gjë vet madje na kanë kërkuar edhe stërvitjet t’i paguajmë në klub. 

Çka me ka hidhëruar më së shumti është siç e ceka, që në Kosovë na pamundësohet me këto kushte që i kemi të marrim medalje të kampionateve europiane dhe botërore. Këtu nuk ka mbështetje për te medalja vetëm shpërblime pasi e fiton medaljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat