Faton Salihu anëtar i Këshillit të Sportit pranë ARS

Boksi

Faton Salihu anëtar i Këshillit të Sportit pranë ARS

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:02
Faton Salihu anëtar i Këshillit të Sportit pranë ARS

Ish boksieri i mirënjohur dhe njohës i mirë i sportit në Maqedoninë e Veriut dhe jashte saj, Faton Salihu, nga dita e hënë edhe zyrtarisht është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Sportit pranë Agjencisë për rini dhe sport.

Nje pozite mjaft terheqese dhe e duhur per sportin shqiptar kur dihet se kemi pasur nevoje per mbeshtetje te tilla. Zevendes drejtori i ARS, Avni Rustemi ne faqen sociale te tij ka konfirmuar kete lajm duke qene edhe vet i ngazenjyer.

“Kisha kënaqësinë që të kem në takim të veçantë mikun tim, kampionin dhe njohësin e madh të sporteve individuale, Faton Salihun. Eksperienca dhe njohja e tij e gjatë profesionale për sportet individuale do jetë mbështetje e madhe për Agjencinë për rini dhe sport dhe për të ardhmen e sportit në vend. Faton Salihu, tashmë do të jep kontribut të veçantë si anëtar i Këshillit të Sportit pranë Agjencisë për rini dhe sport.

Nëse miqësia konsiderohet eksperienca më e rëndësishme njerëzore, atëherë profesionalizmi dhe suksesi i miqve duhet të jetë në simbiozë me të. Urime shoku Faton, suksese në karrierë dhe në arritjen e objektivave në Këshillin e Sportit”, tha Rustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat