Haye rikthehet në ring 3 vjet pas tërheqjes

Boksi

Haye rikthehet në ring 3 vjet pas tërheqjes

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:02
Haye rikthehet në ring 3 vjet pas tërheqjes

Boksieri britanik David Haye, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se do të rikthehet në ring.

40-vjeçari ka vendosur të veshë sërish dorezat 3 vjet nga sfida e tij e fundit, ajo e humbur ndaj Tony Bellew.

Haye, 28 fitore e 4 humbje në karrierën e tij si profesionist, do të duelojë më 11 shtator ndaj një tjetër britaniku, Joe Fournier, sfidë që do të zhvillohet në “Staples Center” të Los Anxhelosit.

“Ndoshta ky nuk është një rikthim i vërtetë, por dua t’i mësoj Joe Fouriner se në sportin e boksit ka disa nivele. Ai duhet të qëndrojë në linjën e tij, ose rrezikon të flaket përgjithnjë.

Ka disa gjëra në jetë që nuk blihen dhe Joe “milioneri” duhet ta mësojë këtë gjë”, u shpreh Haye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat