Befason trajneri i Khabibit

Boksi

Befason trajneri i Khabibit

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:40
Befason trajneri i Khabibit

Javier Mendez, trajneri i Khabib Nurmagomedov dhe një nga njerëzit më afër ish-kampionit të botës, ka pranuar se rusit i munon kafazi dhe duelet. Khabib vendosi të tërhiqej nga sporti pas fitores ndaj Justin Gaethje tetorin e kaluar, duke iu bindur dëshirës së nënës së tij, për të mos dueluar më, pas vdekjes së babait.

“Pak kohë më parë, Khabib ishte si trajner në duelin e kushëririt të tij Abukar. Për një moment u kthye nga mua dhe më tha se i mungon dueli dhe emocionet që përjeton kur je brenda në kafaz.

Në atë duel si trajner ishte energjik, plot adrenalinë dhe dukej se i mungonte sfida e vërtetë”, tha Javier Mendez.

Gjithsesi, trajneri i Khabib pranon se rikthimi në kafaz nuk do të ndodhë. “Premtimi që i ka bërë nënës nuk thyhet nga Khabib. E vetmja që mund ta bindë dhe ta rikthejë në kafaz është nëna e tij, që ta bekojë dhe ta lejojë të duelojë sërish”, tha Mendez. Khabib e mbylli karrierën me rekordin 29 fitore dhe 0 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat