Fury: Do të shihemi në Las Vegas

Boksi

Fury: Do të shihemi në Las Vegas

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:26
Fury: Do të shihemi në Las Vegas

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se deri më 10 tetor, kur do ta zhvillojë duelin ndaj Deontay Wilder, nuk do të bëjë më asnjë postim.

Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore, 1 barazim), u shpreh se do të fokusohet vetëm te stërvitja, për ta mposhtur sërish rivalin amerikan.

Pikërisht në duelin e shkurtit 2020 britaniku fitoi me KO, duke i shkaktuar Wilderit humbjen e vetme në karrierë.

“Miq, do të jem ‘offline’ deri më 10 tetor. Dikush tjetër do t’ju mbajë të informuar. Për mua ‘blackout’ total.

Do të shihemi në Las Vegas. Le të nisë loja. 7 javë përgatitje për të mposhtur sërish Wilderin. Zoti na bekoftë!”, ka qenë komenti i Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat