Boksieri i famshëm: Unë e humba virgjërinë në moshën 13 - vjeçare, me një grua me të vjetër!

Boksi

Boksieri i famshëm: Unë e humba virgjërinë në moshën 13 - vjeçare, me një grua me të vjetër!

Nga: K.Goca Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:20
Boksieri i famshëm: Unë e humba virgjërinë në moshën 13 - vjeçare, me një grua me të vjetër!

Boksieri i famshëm Oscar de la Hoya tronditi publikun botëror kur zbuloi se ishte përdhunuar si një djalë 13-vjeçar.

Boksieri i famshëm zbuloi për "LA Times" se ishte përdhunuar në moshën 13 vjeçare!

"Unë u përdhunova kur isha 13 vjeç, nga një grua më e vjetër. Unë e humba virgjërinë në moshën 13 -vjeçare duke u përdhunuar", de la Hoya tronditi bashkëbiseduesin e tij.

"Unë isha në Hawaii, më duket, në një turne. Ajo ishte mbi 35 vjeçe", përshkroi boksieri i cili vendosi të fliste për atë përvojë të pakëndshme vetëm pas disa dekadash.

Oscar de la Hoya lindi në Los Anxhelos më 4 shkurt 1973 dhe është i njohur me nofkën "Golden Boy". De la Hoya vjen nga një familje boksierësh. 

Si boksier amator, ai arriti 223 fitore, nga të cilat 163 me nokaut, dhe pati 6 humbje. Ai fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike në vitin 1992 në Barcelonë. Gjatë karrierës së tij profesionale, e cila zgjati 16 vjet, ai fitoi dhjetë tituj botërorë në 6 kategori të ndryshme dhe regjistroi 39 fitore (nga të cilat 30 me nokaut), me 6 humbje.

Amerikani kthehet në ring më 11 shtator në Staples Center në Los Angeles, dhe kundërshtari i tij do të jetë luftëtari MMA Vitor Belfort.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat