Shkon Bogujevci, Brahimi emërohet selektor i ri!

Boksi

Shkon Bogujevci, Brahimi emërohet selektor i ri!

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:16
Shkon Bogujevci, Brahimi emërohet selektor i ri!

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, megjithatë zgjodhi selektorët e rinj të Kombëtares së Kosovës. Shefki Bogujevci nuk është më selektor, në vend të tij emërohet Besim Brahimi.  

"Pas konkursit të FboxK për selektor i hapur deri më 25 gusht, dje në mbledhjen e rregullt bordi i Federates së Boksit zgjodhi selektorët e seniorëve, të rinjëve U18, juniorëve U16, shkollarëve U14 dhe femrave.

Në FboxK kanë konkurruar 6 kandidatë, 2 nga ata nuk i kanë përmbushë kriterët dhe 4 kanë qenë në garë për selektor.

Pas votimit nga Bordi i FboxK, janë zgjedhur:

– Selektor për senior dhe të rinjë U18, Besim Brahimi.

– Selektor për junior U16 dhe shkollar U14, Besnik Vranovci.

– Selektor i femrave të të gjitha grupmoshave, Faton Xhakli", thuhet në njoftim të federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat