Elbasan Hajzeraj godet fortë në Gjermani

Boksi

Elbasan Hajzeraj godet fortë në Gjermani

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:36
Elbasan Hajzeraj godet fortë në Gjermani

 “Gjocaj Promotion” pas Labinot Xhoxhaj dhe Edmond Zefi po nxjerrë në sipërfaqe edhe një boksier të talentuar i cili po rendit fitoret në arenën ndërkombëtare në boksin profesionist. 

Bëhet fjalë për Elbasan Hajzeraj i cili edhe në ndeshjen e dytë ka arrit fitore por tani shumë të embël pasi të njëjten e arriti ndaj një kundërshtari shumë me përvojë i cili pas vetes ka mbi 60 ndeshje e që quhet Zoltan Kiss.

Qysh nga fillimi Hajzeraj ka dominuar në këtë përballje dhe kjo i ndihmoi atij që kundërshtari të gjunjëzohet në raundin e tretë. 
Me këtë fitore ka qenë i kënaqur manaxheri I tij Muharem Gjocaj por edhe trajnerët. 

“Ne Heubach të Gjermanisë u mbajtën disa meçe ku ndër ta ishte edhe boksieri i ri Elbasan Hajzeraj.

Ai boksoj kundër Istvan Kiss nga Hungaria, një boksier me përvojë që arritëm ta mposhtim falë punës përgatitore që ka bërë ai me trajnerët e tij, ndër ta edhe Ramadan Milaku i cili punoj pa ndalë me një program special. 

Jemi krenar qe Elbasani përmbylli meçin e dytë me fitore. 

Nga tani po paralajmëroj se Elbasani ndeshjen e ardhshme do ta ketë me 18 nëntor sërish në Gjermani, kurse do ta mbyll vitin me 27 dhjetor në Pejë të Kosovës ku besojmë në fitoret e radhës”, deklaroi Muharem Gjocaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat