Me këto fjalë iu drejtua Luan Krasniqi Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në vitin 2002 

Boksi

Me këto fjalë iu drejtua Luan Krasniqi Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në vitin 2002 

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:03
Me këto fjalë iu drejtua Luan Krasniqi Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në vitin 2002 

Me 11 shkurt të vitit 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rezitencën e tij në Velani, e kishte pritur boksierin me famë botërore, Luan Krasniqi.

Një takim i përzemërt dhe domethënëse në atëkohë.  

Dr. Rugova u shpreh se dëshirë e gjithë popullit tonë është që Luani t'i mbrojë ngjyrat e Kosovës.

Image

Në këtë rast ai falënderoi popullin gjerman, i cili tashmë është dëshmuar si popull fisnik, që i ka dhënë mundësinë Luanit që të afirmohet duke boksuar në flamurin e Gjermanisë”, ka shkruar me 12 shkurt të vitit 2002 gazeta “Bota sot”, me autor gazetarin Liman Gashi.

Në anën tjetër edhe Luan Krasniqi u shpreh se është shumë i kënaqur që gjendet në Kosovë.

"Të gjithë i falënderoj për mikpritje dhe po ashtu ju premtoj se në të ardhmen do t'u gëzoj suksese të reja" - ishin fjalët e Luanit për të vazhduar:

"Është më së e nevojshme që sa më parë të ndërtohen institucionet shtetërore të Kosovës dhe së bashku me ato edhe strukturat sportive, nëpërmjet të cilave sporti i Kosovës do ecte përpara, ngase Kosova ka shumë talentë të sportit, të cilët do të afirmohen në të ardhmen".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat