Fury: Nuk do të kem mëshirë

Boksi

Fury: Nuk do të kem mëshirë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:34
Fury: Nuk do të kem mëshirë

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar në prag të duelit ndaj amerikanit Deontay Wilder se sfida e 9 tetorit që ata do të zhvillojnë në Las Vegas do të përfundojë njësoj si ajo e shkurtit 2020, me një tjetër fitore me KO. “Do të shihni ekzaktësisht të njëjtin duel dhe të njëjtin përfundim”, tha Fury.

“Këto duele janë njësoj për mua, pasi përballë është një njeri që kërkon të më godasë me grushte në kokë.

Nuk ka rëndësi nëse është Wilder apo ndonjë tjetër, pasi kjo është rruga e suksesit të Tyson Fury. Kam 13 vjet që e bëj këtë rrugë”, u shpreh britaniku Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

“Wilder është një boksier me një grusht si dinamit, por unë jam në formë dhe do bëj atë që di të bëj më mirë: Të boksoj dhe fitoj. Do ta hedh sërish KO, ndaj mezi po pres ta kem sërish përballë në ring.

Nuk do të kem mëshirë rë ring. S’jam nga ata që tremben nga fjalët e tij dhe do të jem gati për çfarëdo strategjie të ketë”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat