Me himn e Flamur të Kosovës në Beograd!

Boksi

Me himn e Flamur të Kosovës në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:54
Me himn e Flamur të Kosovës në Beograd!

Kosova po përgatitet për Kampionatin Botëror në boks për seniorë, që do të mbahet nga data 24 tetor e deri me 6 nëntor të këtij viti.

Padyshim se Beogradi do të bëjë një luftë të fëlliqur për t’i penguar boksierët e Republikës së Kosovës që të garojnë në kryeqytetin e serb.

Drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, qysh tani duhet të kërkojnë me këmbëngulje nga Federata e Boksit Ndërkombëtar (AIBA), që t’i sigurojnë se në Beograd do të intonohet himni dhe do të ngritët Flamuri i Kosovës!

E para, duhet të kërkojnë siguri maksimale për boksierët tanë.

E dyta, simbolet shtetërore të Kosovës të janë të pranishme si të çdo shteti.

E treta, Kosova të kërkojë me këmbëngulje pjesëmarrjen në kampionat përkundër pengesave që do të vijnë nga Beogradi.

Nëse nuk lejohen që të futen në Serbi, të kërkohet  ndryshimi i vendit të garës madhore.

Drejtuesit e federatës qysh tani duhet të dijnë se si i kanë punët dhe mos ta presin ditën e fundit.

Nuk është koha të flejmë, është koha të kërkojmë të drejtën tonë të pakontestueshme.

Beogradi qysh tani të garantojë që në palestër do të janë simbolet shtetërore të Kosovës, ndryshe të protestohet ashpër në AIBA.

Federata jonë mos ta pret ditën e fundit, tani të kërkojë të gjitha të drejtat e një shtetit të njohur ndërkombëtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat