Thaçi: Nëse vazhdon me kësi turpi në boks, Gjakova 137 tërhiqet

Boksi

Thaçi: Nëse vazhdon me kësi turpi në boks, Gjakova 137 tërhiqet

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:52
Thaçi: Nëse vazhdon me kësi turpi në boks, Gjakova 137 tërhiqet

Shumë pakënaqësi në boks, pas klubit Drita nga Gjilani, edhe Gjakova 137 është e revoltuar me referim në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt nga data 1-3 tetor në Mitrovicë.

Trajneri i Gjakovës 137, Hajdar Thaqi, tha se kanë bërë ankesë në komisionet përkatëse të Federatës së Boksit të Kosovës. 

Sipas tij, jo vetëm Gjakova 137, por edhe disa boksierë të klubeve tjera janë të dëmtuar. 

Ai tha se boksieri i Gjakovës 137, Jozef Rraci është dëmtuar në meçin me Patriot Behramin.

 “As klubi i boksit Gjakova nuk është i kënaqur me vendimin e gjyqtarëve, se çfarë padrejtësi bëhen nga referimi.

A thua mendojnë këta referë se janë duke vepruar mirë me këtë referim, që bëjnë kësi marri, kësi turpi të boksit.

Klubi i boksit Gjakova 137 do të tërhiqet nga garat nëse nuk merren masa ndaj këtyre referëve matrapazë”, reagon Thaqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat