Trilogjia e titanëve, Tyson Fury hedh sërish në tapet Wilder

Boksi

Trilogjia e titanëve, Tyson Fury hedh sërish në tapet Wilder

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 06:15
Tyson Fury, Deontay Wilder

(E plotësuar 6:59) -Tyson Fury është sërish kampioni i botës në boks në peshat e rënda.

Pas një barazimi në duelin e parë dhe fitores me vendim Teknik të duelit të parë, sot ishte dueli i tretë dhe i vërtetë ky boksieri britanik i dha goditjen përfundimtare rivalit amerikan.

Në një duel pothuajse të dominuar pas raundit të 6 e më pas pasi 5 të parët ishin tepër të ekuliruar, Fury arriti të mposhttë Deontay Wilder në raundin e 11-të me nokaut me një goditje fatale.

Duhet theksuar se raundi i 10-të ishte më i bukuri pasi Fury hodhi në tapet Wilder por ky i fundit e mori veten dhe në sekondat e fundit desh rrëzoi edhe anglezin.

Gjithsesi në raundin pasardhës, në atë të 11-tin, Fury bën atë që di të bëjë ku me një të djathtë rrëzon në tokë Wilder i cili e ka të pamundur të ngrihet.

Një fitore që do të thotë mbrojttje e padiskutuar e titullit botëror WBC në Mobile Arena të Nevadas të mbushur plot me tifozë.

-Wilder tani rrëzon dy herë Furyn, çfarë meçi fantastik

Tani Deontay Wilder ka rrëzuar dy herë Tyson Furyn në raundin e katërt.

Çfarë meçi nga Wilderi, i cili në raundin e katërt e ka rrëzuar dy herë me “knock down” Furyn.

Wilder e dërgoi në tokë Furyn me dy goditje të fuqishme në ballë.

Tani pas pak fillon raundi i pestë.

Tyson Fury ka fituar raundin e tretë ndaj Deontay Wilder.

Ishte një knock-down i rrezikshëm nga Fury pak sekonda para fundit

Dy goditje të fuqishme nga Fury e rrëzuan Wilderin, i cili nuk u dorëzua dhe vazhdoi meçin.

Përfundon raundi i dytë i meçit Fury-Wilder

Një dy nga Fury dhe lëshon goditje ndaj Wilder. Kështu u karakterizua raundi i dytë i meçit Fury-Wilder.

Goditje të mira në trupi nga Fury.

Wilder ndërkohë disa goditje me të djathtën por jo edhe aq të rrezikshme.

Vlen të theksohet se ky meç po zhvillohet për titullin WBC të botës

Tyson Fury me hyrje tejet interesante, gjithçka gati për meçin ndaj Deontay Wilder

Tyson Fury është ngjitur në ring në një mënyrë tejet interesante para meçit me Deontay Wilder.

Tani, Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë ngjitur në ring për spektaklin e tretë mes tyre.

Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete.

Ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas për titullin WBC

Më poshtë keni hyrjen e Tyson Fury:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat