Reagon Haxhi Krasniqi: Ndihem i vjedhur

Boksi

Reagon Haxhi Krasniqi: Ndihem i vjedhur

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:55
Reagon Haxhi Krasniqi: Ndihem i vjedhur

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmirret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel,

Pas meçit, Krasniqi deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman.

Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova.

Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat