Krasniqi ka pritur sot delegacionin e boksit dhe boksierët

Boksi

Krasniqi ka pritur sot delegacionin e boksit dhe boksierët

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:17
Krasniqi ka pritur sot delegacionin e boksit dhe boksierët

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e boksit, të cilët gjatë këtij muaji do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror për Seniorë, që mbahet në Beograd të Serbisë, dhe Kampionatin Evropian për të Rinj (U18), që mbahet në Budva të Malit të Zi.

Ekspedita e boksit kryesohej nga kryetari, Enver Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli dhe përzgjedhësi, Besim Brahimi, kurse të pranishëm ishin edhe boksierët seniorë dhe të rinj.

Presidenti Krasniqi, duke iu uruar fat dhe suksese, iu ka ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut, derisa i ka inkurajuar që të japi maksimumin për ta përfaqësuar sa më mirë vendin tonë.

Edhe drejtuesit e FBOX-së, Krasniqi dhe Latifi, duke falënderuar presidentin Krasniqi, kanë shprehur optimizmin se nga këto dy kampionate do të kthehen me medalje, derisa përzgjedhësi Brahimi ka shtuar se forma e boksierëve është e mirë.

Botërori mbahet prej 24 tetor deri më 6 nëntor, ndërsa evropiani i të rinjëve prej 13-24 tetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat