Nga balta u bë shef në një kafiteri në Bullgari, sot është në pozitë të lartë në sportin e Kosovës

Boksi

Nga balta u bë shef në një kafiteri në Bullgari, sot është në pozitë të lartë në sportin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:33
Latif Demolli në të djathtë me sopatë në vitin 1977-1978

I rritur në frymën e gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës, megjithatë ka pak shumë pak meçe në konkurrencën e seniorëve! 

I rritur në baltën e lagjes Kolovica të Prishtinës, me batica e zbatica,  me vështirësi të natyrave të ndryshme, arriti gradualisht të futet në sistemin sportiv.

Fillimisht si boksier i talentuar por nuk i shkoi ndoresh, pastaj nga vitit 1984 bëhet gjyqtar federativ në ish Jugosllavi.

Image

Në fund të viteve të 80-ta, kishte edhe kioskën e tij në Prishtinë, pastaj nga aty ia mbathi për Bullgari për një jetë më të mirë.

Aty e gjeti parajsën përrallore për disa vite, por jo edhe aq gjatë! 

Atje hapi një kafiteri të tij duke u bërë edhe shef! Nuk i shkoi puna edhe keq, duke fituar para të majme.

Image

Pas luftës rikthehet në Kosovë, punësohet në Federatën e Boksit të Kosovës, fillimisht si administrator dhe në anën tjetër edhe gjyqtar në Kosovë e po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Një kohë ishte sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, kryetar i të cilës ishte Rrustem Konjuhi.

Pastaj vet bëhet kryetar i kësaj shoqate. 

Gradualisht Demolli rritet në pozitë duke iu falënderuar ish kryetarit Ramadan Selimi dhe ish sekretarit të përgjithshëm Mehmet Bogujevci. 

Selimi e Bogujevci, sidomos ky i fundit ishte krah i djathtë i Demollit, e trajnuan mirë dhe e përgatiten për sfidat më të mëdha, ia mësuan ABCD-ën se si duhet të veprohet si zyrtar i lartë..

Vit pas viti Demolli përsoset në punë administrative duke u ngritur edhe në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, falë punës së tij këmbëngulëse. Sot është në pozitën me të lartë e me përgjegjësi të madhe dhe që beson e shpreson se boksi gradualisht do të kthehet në krenarinë që kishte dikur.

Image

Jo me kaq, ai sot është në disa Komisione në Komitetin Olimpik të Kosovës. 

Krejt në fund, Demolli me batica e zbatica arriti në krye me përkushtim dhe është punëtori më i madh që njeh historia e boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat