Bogujevci refuzon ftesën e Serbisë

Boksi

Bogujevci refuzon ftesën e Serbisë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:07
Bogujevci refuzon ftesën e Serbisë

Derisa Serbia ia ndaloi ekipit të Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Beograd për shkaqe politike, nga federata serbe ftesë si mysafir nderi ka marrë legjenda e boksit tonë, Mehmet Bogujevci – ish nënkampioni botëror me reprezentacionin e ish-Jugosllavisë në Botërorin e Beogradit në vitin 1978.

Pesë herë kampioni i ish-Jugosllavisë me klubin e Prishtinës, refuzon shkuarja në Beograd, i cili është ftuar nga Federata e Boksit e Serbisë.

Bogujevci nuk pranon të shkojë atje dhe është i revoltuar me veprimin e Serbisë.

Suksesi i tij më i madh në planin individual pa dyshim është fitimi i medaljes së argjendtë pra titulli i nënkampionit Botëror në Kampionatin Botëror të boksit amator të mbajtur në Beograd më 1978.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat