Jasin Lama e nisi me fitore në botërorin e boksit në Beograd

Boksi

Jasin Lama e nisi me fitore në botërorin e boksit në Beograd

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:22
Jasin Lama e nisi me fitore në botërorin e boksit në Beograd

Jasin Lama (-60 kg) ka startuar me fitore në kampionatin botëror në boks që po mbahet në Beograd. Ai me vendim të referëve e mposhti Fabio Rosellin nga Sejshelite, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Në xhiron e ardhshme, Lama do të përballet me Abdumalik Halokov nga Uzbekistani. Meci do të zhvillohet me 29 tetor.

Lama tregoi luftë teknike e cila i solli fitoren.

Ndërkohë, boksieri tjetër shqiptar, Arsim Etemi në xhiron e parë ishte i lirë, kurse në të dytën, me 30 tetor, do të kryqëzojë dorëzat me Andrej Kirjakov nga Moldavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat