Fury dhe stafi i tij të gatshëm të stërvitin Joshuan

Boksi

Fury dhe stafi i tij të gatshëm të stërvitin Joshuan

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:30
Fury dhe stafi i tij të gatshëm të stërvitin Joshua

SugarHill Steward, trajneri i boksierit britanik Tyson Fury, u shpreh sot se ai dhe stafi i tij, përfshi edhe vetë Fury, janë të gatshëm të stërvitin Anthony Joshua për revanshin që ky i fundit do të zhvillojë pranverën e ardhshme ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Një deklaratë disi e çuditshme, por Steëard u shpreh se është 100% serioz kur thotë se është i gatshëm të japë ndihmesën e tij.

Kohët e fundit, Joshua ka qenë në Amerikë në kërkim të një trajneri të ri për ta stërvitur për duelin e dytë ndaj Usyk. Për këtë Arsye, fury e stafi i tij kanë ofruar ndihmën e tyre, për të mësuar Joshua se si të mposhtë Usyk.

“Është normale që duan trajner të ri.

Ata duan të mposhtin Usyk dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë. Jemi 100% seriozë kur e themi këtë deklaratë”, tha SugarHill Steward, trajneri i Tyson Fury.

“Ne e japim këtë ndihmë, pasi duam që Joshua të fitojë revanshin dhe më pas të duelojë ndaj Fury. E gjithë bota e dëshiron këtë sfidë mes dy boksierëve britanikë. Kjo që them nuk është shaka.

Ne besojmë se Joshua është i aftë të fitojë ndaj Usyk në revansh dhe Fury është i gatshëm ta mbështesë me stafin e tij. Sfida më e madhe në historinë e boksit mbetet ajo mes Joshua e Fury”, tha Steward.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat