Bushati i drejtohet Beqirit: Faleminderit për emocionet që i dhurove gjithë shqiptarisë 

Boksi

Bushati i drejtohet Beqirit: Faleminderit për emocionet që i dhurove gjithë shqiptarisë 

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:00
Bushati i drejtohet Beqirit: Faleminderit për emocionet që i dhurove gjithë shqiptarisë 

Boksieri Alban Beqiri ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd. 

Beqiri në kategorinë 71 kg nuk ia doli në gjysmëfinale ndaj rusit Musaev.  

Pedagogu në Universitetin e Sporteve në Tiranë, Sead Bushati, ish boksier i mirënjohur dhe aktualisht trajner, ndjehet krenar me Beqirin.

“Urime Golden Boy shqiptar, krenar për ty, me dinjitet ndeshja gjysmëfinale me rusin duke pas parasysh dëmtimet gjatë ndeshjeve! Faleminderit për emocionet që i dhurove gjithë shqiptarisë”, ka shkruar Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat