“Bombarderi”, Edison Demaj kthehen ne ring me 11 dhjetor

Boksi

“Bombarderi”, Edison Demaj kthehen ne ring me 11 dhjetor

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:37
“Bombarderi”, Edison Demaj kthehen ne ring me 11 dhjetor

Me 11 dhjetor në Wupertal te Gjermanisë do te zhvillohet një mbrëmje e boksit profesionist ku ne ring do të paraqiten edhe dy boksier shqiptar Sherif Morina dhe Edison Demaj.

Ky i fundit u shpreh shume i kënaqur qe po kthehet ne ring pas lëndimit qe kishte ne dore ku edhe pati disa operime.

Ai beson ne vetveten dhe tani pret fitoret e radhës. Kundërshtari i tij do jetë Michael Klempert, ndërkohe qe falënderon mikun e tij, matchmakerin e ndeshjes Avdyl Salihu.

Image

Sa je i përgatitur për ketë ndeshje?

Vetëm sa kam filluar me stërvitjet, tash me është Java e dyte, po kam edhe pak kohe.

Kush është kundërshtari dhe si mendon se do jete ndeshja?

Kundërshtari është Michael Klempert, është një kundërshtar me provoj te madhe dhe mendoj qe do te jete një meç shume i mire për shikues. Sukses do është ta kem një KO.

Pret mbështetje nga sponsorët?

Po kam beshteje te madhe nga sponsorët, Kryesponsori është Auto Shkolla ISIDRIVE si dhe sponsoret e tjert deri tash Mobileshop EMMU, Tattoostudio Medusa Ink., Transport A1, Davids Eck Kiosk, SE Autocenter si dhe Frizeri GoldenCut i shokut Xhemajl Ademi.

A është sanuar lëndimi?

Lëndimi ka qene shume i vështir, e vërej mbas stërvitjeve ende dhimbjen dhe një ndjejnë te pirjes. Po prapë jam shume me Fat qe mund te rikthehem prapë ne Ring, mbasi qe mjeku më kishte thënë qe mundësia do jete 50/50 % pas operimit.

Kur presim ndeshje në Kosovë?

Shpresoj qe se shpejti mund ta bej edhe një ndeshje ne Kosove, ne Vendlindje te Prindërve. Do te ishte nder i madhe për mua te boksoj ne Kosove. Shpresoj qa do te jete vitin e ardhshëm.

Kush e bën organizimin ne Wupertal?

Organizimin e bën promotori dhe shoku im Werner Kreiskott, kurse kundërshtarin e ka caktuar miku im Avdyl Salihu, janë dy persona qe më ndijojnë shumë në karrierën time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat