Albani zbulon emrin e merituar për suksesin e tij të madh në Botërorin në Serbi

Boksi

Albani zbulon emrin e merituar për suksesin e tij të madh në Botërorin në Serbi

Nga: K.Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Albani zbulon emrin e merituar për suksesin e tij të madh në Botërorin në Serbi

Sead Bushati, trajner, është vula e suksesit të Alban Beqirit, i cili fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Ylli shqiptar që shkëlqeu në Beograd, iu është falënderues publikisht Bushatit, ish boksierit të mirënjohur. 

Reprezentuesi i Shqipërisë ka shkruar historinë e boksit shqiptar.

“Një falënderim shkon për trajnerin tim Sead Bushati, i cili nuk është thjesht një trajner i zakonshëm por një mjeshtër në atë që me ka mësuar, një njeri me zemër të madhe që me ka trajtuar si një fëmijë të vetin me ka mbajtur afër gjithmonë dhe kurrë s’me ka lejuar të dorëzohem. 

Me ka mësuar të luftoj dhe të punoj fort për të marrë atë që dua. 

I jam mirënjohës pa fund sepse është udhërrëfyesi im në këtë karrierë. 

Me ka munguar vërtet prania e tij në këtë kampionat kaq të rëndësishëm por asnjëherë nuk me ka munguar mbështetja e tij. 

Ka qenë ai që me ka dhënë këshillimet më të mira si gjithmonë, mbështetje të jashtëzakonshme dhe jam shume krenar që ke qenë mësuesi im për çdo etapë të këtij sporti dhe jam akoma më shumë krenar që në çdo arritje timen ti krenohesh me mua. 

Jam shumë i lumtur që arrij ta bej kaq gjë për ty si shpërblim për atë çka ti ke bërë për mua ndër vite. Jashtëzakonisht mirënjohës për udhërrëfyesin tim të shpirtit”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat