Flamuri kuqezi çon peshë Beogradin, reagime të ashpra, kjo ndodhi sonte

Boksi

Flamuri kuqezi çon peshë Beogradin, reagime të ashpra, kjo ndodhi sonte

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:04
Flamuri kuqezi çon peshë Beogradin, reagime të ashpra, kjo ndodhi sonte

Në Beograd nuk e shikojnë me sy të mirë Flamurin Kombëtar shqiptar!

Sonte, Flamuri i Shqipërisë ngrihet në Beograd, ndërsa tifozët serbë nuk e  duronin dot, duke reaguar në mënyrë të pahijshme

Flamuri ngrihet për faktin se Alban Beqiri ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Image

Serbët edhe një herë dëshmuan arrogancën e tyre.

Kur u thirr emri i boksierit shqiptar, që ai të ngjitet në podium, aty ka pasur reagime të ashpra nga tribunat, fishkëllima të tifozëve serbë në palestrën “Arena në Beograd”. Turp i madh në një ngjarje siç është Kampionati Botëror i boksit.

Image

Alban Beqiri

Kjo ngjarje u organizua nga 24 tetori e deri me sot, por që kaloi me skandale, pasi që Qeveria e Beogradi nuk lejoi Kosovën që të jetë pjesëmarrëse, ndërsa AIBA ishte e pa denjë dhe nuk bëri asgjë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat