Usman mbron titullin e kampionit në UFC

Boksi

Usman mbron titullin e kampionit në UFC

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:57
Usman mbron titullin e kampionit në UFC

Usman mbron titullin e kampionit në UFC – triumfoi me vendim unanim!

Kamaru Usman ka mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë velter në serinë UFC, ku mbrëmë me vendim unanim triumfoi ndaj Colby Covingtonit, shkruan Insporti.

Usman 34-vjeçar e rrëzoi dy herë Covingtonin në fund të raundit të dytë, fillimisht me një të majtë e më pas me një të djathtë të fuqishme.

Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan Usmanin fitues pas pesë raundeve: 48:47, 48:47 dhe 49:46.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat