Namajunas vuan por mbron titullin

Boksi

Namajunas vuan por mbron titullin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:04
Namajunas vuan por mbron titullin

Sportistja amerikane Rose Namajunas mbrojti titullin kampion bote në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) në artet marciale mikse, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj kinezes Weili Zhang, sfidë e vlefshme për eventin UFC-268, zhvilluar në Nju Jork.

Dy sportistet u përballën sërish në kafaz 6 muaj nga sfida e tyre e fundit (UFC-261), por ashtu si atëherë është sërish Namajunas ajo që fiton dhe feston në kafaz. Këtë herë fitorja ishte më e vështirë, pasi të 5 raundet ishin të ekuilibruara dhe me rivalitet.

Dy gjyqtarë i dhanë fitoren luftëtares amerikane (48-47 dhe 49-46), ndërsa njëri i dha fitoren rivales kineze (48-47)

 Namajunas arriti të përfitojë nga situatat e krijuara në kafaz, duke mbrojtur titullin kampion bote, në një nga sfidat më të bukura për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat