Me një shqelm e hodhi në tokë, feston si çmendur 

Boksi

Me një shqelm e hodhi në tokë, feston si çmendur 

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:37
Me një shqelm e hodhi në tokë, feston si çmendur 

Luftëtari i MMA-së, Chris Barnett, i njohur si Medo, me një shqelm e hodhi në tokë kundërshtarin, pastaj feston si i çmendur.

Ai e goditi kundërshtarin me shqelm dhe e rrëzoi, më pas pasuan një sërë goditjesh të forta dhe gjyqtari u detyrua të ndërpresë meçin.

Barnett arriti fitoren e tij të 22-të në karrierë dhe i pari në UFC.

Barnet duhet të humbasë peshë për të luftuar në kategorinë e peshave të rënda të UFC. Është i gjatët 175 centimetra dhe peshon mbi 130 kilogramë, jashtë rregullit garues.

Megjithatë, mbipesha nuk e shqetëson atë për të bërë gjëra të mëdha në kafaz. 

Ai festoi fitoren e tij të parë në UFC duke bërë salto! Lëvizja e tij i gëzoi tifozët e MMA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat