Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët në Shkup

Boksi

Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët në Shkup

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët në Shkup

Është hedhur shorti për turneun ndërkombëtar "Gongu i Artë" në boks, që do të mbahet 11-14 nëntor në Shkup.

Në çerekfinale bokson 71 kg Jozef Rrasi kundër kroatit Petar Cetiniç.

Në finale shkon në 67 kg Shpëtim Bajoku kundër irlandezit Wayne Kelly dhe 5 boksierë në gjysmëfinale 54 kg Bashkim Bajoku - Jake Wayne Rapple nga Irlanda; 71kg Patriot Behrami e pret fituesin Moldavi- Irlandë, 75 kg Imer Manxholli e pret fituesin Moldavi-Serbi, 80 kg Altin Shala e pret fituesin Mali i Zi – Kroaci.

Sot në program janë 71 kg Jozef Rrasi, ndërsa në 86 kg Remzo Mustafiç lufton ndaj malazezit Milorad Puriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat