Amanda është më e mira

Boksi

Amanda është më e mira

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Amanda është më e mira

Miesha Tate, ish-kampione e botës në artet marciale mikse, e rikthyer në kafaz këtë verë pas disa vitesh pushim, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me sportisten më të mirë femër të këtij sporti.

Ajo mendon se braziliania Amanda Nunes, aktualishtr kampione e dyfishtë e botës, është ikona e këtij sporti.

Tate nuk mendon se këtë epitet e meriton Ronda Rousey, një tjetër legjendë e këtij sporti.

“Jam 100% e sigurt se ikona e këtij sporti është Nunes.

Ajo i ka mposhtur të gjitha në kafaz: Mua, Holly Holm, Ronda Rousey, Cris Cyborg, Valentina Shevchenko, De Germanie etj”, u shpreh Miesha Tate.

Tate e dorëzoi titullin kampion pikërisht ndaj Nunes, në korrik të 2016-ës. “Amanda është realisht më e mira dhe më pëlqen ta shoh kur duelon.

Mendoj se Amanda është ajo që meriton të quhet ikona e këtij sporti, është e jashtëzakonshme në kafaz dhe asnjëra nga ne nuk ia ka dalë mbanë ta mposhtë”, tha Miesha Tate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat