Trajneri i McGregor: Do ta shihni më agresiv se kurrë

Boksi

Trajneri i McGregor: Do ta shihni më agresiv se kurrë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Trajneri i McGregor: Do ta shihni më agresiv se kurrë

John Kavanagh, trajneri i Conor McGregor, ka dhënë sot në një intervistë informacione mbi gjendjen fizike të ish-kampionit të dyfishtë të botës në artet marciale mikse. Irlandezi, i operuar këtë vit në korrik pas dëmtimit në këmbë, pret të rikthehet në kafaz vitin tjetër.

“Pas disa javësh, Conor do të rikthehet në kafaz për të rinisur stërvitjen me regjim të plotë me mua. Aktualisht po bën shumë përgatitje force në palestër.

Ka vënë shumë muskuj, aq sa më duket se do të kthehet si një sportist i peshës së mesme. Së shpejti do të nisim një stërvitje të plotë me pjesën sulmuese”, tha Kavanagh.

“Gjithsesi, kur të nisim së bashku strëvitjen do të jetë në formën e peshën e duhur. Së shpejti do të nisim me stërvitjen luftarake. Do të mësojmë gjëra të reja, do të shihni një luftëtar ndryshe në kafaz.

Kemi bërë disa seanca të shkurtra në kafaz, për disa teknika të reja dhe jemi shumë të entuziazmuar për vitin 2022”, tha Kavanagh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat