Nokaut i tmerrshëm

Boksi

Nokaut i tmerrshëm

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:22
Nokaut i tmerrshëm

Personazhi i njohur i YouTube, Jake Paul, fitoi sot me KO në raundin e gjashtë ndaj yllit të UFC-së, Tyron Woodley, duke triumfuar edhe në revansh. Një sfidë me 8 raunde zhvilluar në Florida, dominuar nga Paul, i pamposhtur në ring (5 fitore, 0 humbje).

Ndonëse pritej më shumë nga Woodley, që sfidën e parë e humbi me vendim jo-unanim, ai zhgënjeu.

Një grusht i fortë i Jake Paul hodhi në tapet ish-kampionin e botës në UFC-së, që pësoi humbjen e dytë radhazi në ring.

Në raundin e tretë, Woodley i shkaktoi Paul një të çarë në fytyrë, por presonazhi i YouTube arriti të rikuperojë këtë moment të vështirë e të fitojë sfidën. Paul kishte premtuar 500 mijë dollarë për atë që do ta mposhte, por Woodley dështoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat