Fansat pretendojnë se kanë gjetur dëshmi se lufta mes Jake Paul e Tyron Woodley ishte e kurdisur

Boksi

Fansat pretendojnë se kanë gjetur dëshmi se lufta mes Jake Paul e Tyron Woodley ishte e kurdisur

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:22
Jake Paul e Tyron Woodley

Fansat në mediat sociale pretendojnë se kanë shumë prova se fitorja me nokaut e Jake Paul ndaj Tyron Woodley ishte e kurdisur.

Youtuberi e thelloi rekordin e tij të boksit profesionist në 5-0 me nokautin brutal në raundin e gjashtë ndaj ish-kampionit të UFC-së në revanshin e tyre të shtunën.

24-vjeçari i shndërruar në boksier lëshoi një të djathtë të fuqishme për t’i dhënë fund luftës në Tampa, Florida.

Megjithatë, disa fansa në rrjetet sociale e kanë cilësuar nokautin si të organizuar.

Paul u akuzua fillimisht për ‘përdredhjen e dorës’ si një të ashtuquajtur ‘sinjal’ për të shkaktuar fitoren me nokaut, ndërsa Woodley u akuzua gjithashtu për lëshimin e duarve përpara goditjes.

Një përdorues i TikTok-ut tani pretendon se ka pikasur një tjetër ‘sinjal’ mes dyshes, duke i akuzuar ata se po tundnin kokën me njëri-tjetrin disa momente para nokautit.

Megjithatë, një kënd i ri i nokautit duket se tregon goditjen e Paulit që lidhet me forcë të plotë – pretendime që bien në ujë se lufta ishte e manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat