Reagon Federata e Kick-Box-it: Komiteti Olimpik i Kosovës, është i tri katër federatave dhe i grupeve! 

Boksi

Reagon Federata e Kick-Box-it: Komiteti Olimpik i Kosovës, është i tri katër federatave dhe i grupeve! 

Nga: K.G. Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:05
Fatmir Makolli

Federata e Kick-Box-it e Kosovës, me kryetarin Fatmir Makolli, reagojnë ashpër në lidhje me kategorizimin e sporteve, sidomos të Federatës tyre. 

Madje ata akuzojnë rëndë!

“Komiteti Olimpik i Kosovës, është i tri katër federatave dhe i grupeve, klaneve dhe jaranave. 

Nuk e di a e dine sportdashësit kush është në këtë KOK.

Federata e ka një reagim rreh kategorizimit te sporteve, duhet me ju ardh turp çfarë kategorizimi kanë bërë. 

Federata e Kik Boksit  i ka tri medalje në Kampionatin Evropian. E kam një pyetje për atë Komision:  cilat federata kane sjell medalje evropiane?  Nuk kisha dashur te ceki me shumë.

Kanë sjell njerëz prej shteteve tjera duke i punësuar në KOK bile bile duke ju lidhur edhe rroga të majme.  

Kosova ka mjaft kuadro të sportit që kanë sakrifikuar me mbajt sportin gjallë në Shtetin tonë.

Federata  e Kick-Box-it të Kosovës, anulimin e këtij kategorizimi  joprofesional, ky komision i ka vlerësuar federatat e tyre më së larti”, reagon Bordi i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat