Faton Xhakli vazhdon përgatitjet me boksiere në Shqipëri

Boksi

Faton Xhakli vazhdon përgatitjet me boksiere në Shqipëri

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:54
Faton Xhakli vazhdon përgatitjet me boksiere në Shqipëri

Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Faton Xhakli, do të përgatiten me vajza në qytetin bregdetar shqiptar, Durrës.

Xhakli synon që të përgatiten sa më mirë për sfidat që i presin në muajit e ardhshëm.

“Sot me 30 janar boksieret e Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan në përgatitje bazike në Durrës.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas plan-programit të paraparë për përgatitje bazike të boksiereve të Kosovës para fillimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këto përgatitje i udhëheq selektori i femrave Faton Xhakli”, njofton sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat