Me 4 mars gala mbrëmje në Uster, paraqiten 3 shqiptarë

Boksi

Me 4 mars gala mbrëmje në Uster, paraqiten 3 shqiptarë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:00
Me 4 mars gala mbrëmje në Uster, paraqiten 3 shqiptarë

Më 4 mars në Uster të Zvicrës do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist ku në ring do të paraqiten edhe tre boksier shqiptar me prejardhje nga Kosova por që jetojnë dhe veprojnë në diasporë si Ramadan Hiseni, Denis Dauti e Alfred Kqira. Promoter i eventetit është një kampion i dikurshëm ne sportin e kikboksit dhe boksit, Florian Gelev i cili njëkohësisht është edhe menaxher dhe promotor i këtyre boksierëve shqiptar, kurse matchmaker apo ndërmjetësueses i përballjeve është tani më një emër i njohur ne boksin profesionist, Avdyl Salihu.

Sipas Gelev kjo mbrëmje do jetë shumë tërheqëses sepse përveç se do ketë disa ndeshje ne boksin amator do jenë edhe tri ndeshje profesionale andaj fton publikun që të jenë aty dhe ti mbështes boksierët shqiptar pasi ata do përballen me kundërshtar mjaft kualitativ.

Ramadan Hiseni i cili do jetë ndeshja kryesore do të ndeshet me një boksier të fuqishëm i cili vjen nga Spanja dhe ka qen disa herë kampion i Spanjës, Jorge Vallejo (11.7.1), kurse Dennis Dauti do përballet me çekun Vladislav Baranov (7.11.0) dhe në fund Kqira do të përballet me gjeorgjianin Nika Nakashidze (7.14.1).

Ndryshe, Gelev njofton se për shkak masave anti covid është lejuar që ky event të ndiqet maksimalisht nga 500 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat