Fury nis stërvitjen dhe i çon një mesazh rivalit

Boksi

Fury nis stërvitjen dhe i çon një mesazh rivalit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:40
Fury nis stërvitjen dhe i çon një mesazh rivalit

Tashmë që është vendosur gjithçka në lidhje me të ardhmen, boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka nisur përgatitjen. Më 23 prill të këtij viti ai do të duelojë ndaj patriotit të tij Dillian Whyte (28 fitore, 2 humbje), sfidë ku do të mbrojë kurorën e kategorisë WBC.

Fury ka postuar një video ku tregon se ka nisur nga puna për këtë duel.

“Dil nga je fshehur, frikacak. Dillian Whyte, do të të mund me KO”, shprehet Fury në një video të postuar në rrjetet sociale. Kampioni i botës do të ketë shumë punë përpara, pasi duhet të humbasë mjaft kilogramë në prag të kësaj sfide.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe (qyteti ende nuk është vendosur). Fury, i pamposhtur në ring (31 fitore, 1 barazim), vjen nga dy fitoret e arritura ndaj Deontay Wilder. Ndërsa Whyte mban titullin e përkohshëm të kësaj kategorie (WBC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat