Zaplluzhani: Kategorizimin e sporteve e kanë bë skandaloze 

Boksi

Zaplluzhani: Kategorizimin e sporteve e kanë bë skandaloze 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:30
Zaplluzhani: Kategorizimin e sporteve e kanë bë skandaloze 

Trajneri i klubit të boksit Prizreni, Votim Zaplluzhani, tha se në Kosovë po hapën shumë klube e pa kritere.

Sipas tij, kjo dikujt po i shkon përshtati.

Trajneri prizrenas nuk pajtohet me mënyrën se si janë vlerësuar me pikë disa trajnerë në renditjen e kategorizimit nga ana e Komisionit të Komitetit Olimpik të Kosovës.  

“Kategorizimin e sporteve e kanë bë skandaloze për ekipet kolektive.

Trajnerët që i kanë bë është turp! E lexova që ka trajner me 2 nxënës merr pikë. Kurrë nuk ka qenë me keq se viti 2021, qysh po shihet edhe 2022 kanë filluar edhe më keq për sportet individuale duke hapur klube pa kritere, veç hajt me thënë që kemi shumë klube në Kosovë. Kujt po i konvenon kjo metodë?

Ka klube që gjërat elementare nuk i kanë në palestër”, thotë Zaplluzhani për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat