Palët kanë rënë dakord për çdo detaj

Boksi

Palët kanë rënë dakord për çdo detaj

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:20
Palët kanë rënë dakord për çdo detaj

Eddie Hearn, promotori i boksit dhe menaxheri i boksierit britanik Dillian Whyte, u shpreh sot se ky i fundit është gati për sfidën që do të zhvillojë në prill ndaj kampionit të bots në peshën e rëndë, Tyson Fury (kategoria WBC).

Palët kanë rënë dakord për çdo detaj, sfida pritet të zhvillohet më 23 prill në Londër.

“Dillian Whyte po stërvitet, po bën punën e duhur për të qenë gati për atë sfidë.

Ai po përgatitet për të hedhur KO Fury dhe të marrë titullin kampion bote. Ai e ka pritur prej kohësh këtë mundësi dhe jam i sigurt se nuk do ta shpërdorojë mundësinë e artë që po i jepet”, u shpreh Hearn.

“Ka për të qenë një duel i bukur, i fortë, dy boksierë britanikë që do të argëtojnë fansat.

Do të bëjmë maksimumin për ta promovuar ashtu si duhet këtë sfidë, për të arkëtuar sa më shumë. Dillian do të bëjë pjesën e tij të punës dhe nëse përgatitet ashtu si duhet do të befasojë botën me paraqitjen e tij”, tha Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat