Edmond Zefi përballet me polakun! Gjocaj: Shpresojmë në fitore

Boksi

Edmond Zefi përballet me polakun! Gjocaj: Shpresojmë në fitore

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:31
Edmond Zefi përballet me polakun! Gjocaj: Shpresojmë në fitore

Boksieri nga Kosova, Edmond Zefi, po përgatitet për sfidën e madhe në boksin profesionist. 

Ai e ka të njohur kundërshtarin, është fjala për polakun Lukas Wierzbicki.

Trajneri i tij, Muharrem Gjocaj, tregon në pika të shkurtra për këtë meç që do të zhvillohet me 11 mars. 

Image

Avdyl Salihu, Edmond Zefi e Muharrem Gjocaj 

“Meçi i radhës i Edmond Zefit do të mbahet me mars në Poloni.

Edmondi do të boksoj në 66.6 kg kundër polakut Lukas Wierzbicki.

Në këtë meç Edmondi do të sfidoj një boksier mjaft cilësor i cili ka 20 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Shpresojmë që të na sjell një fitore të radhës dhe të tregoj talentin e tij.

Ne së bashku me Edmondin ram dakort që Edi të kthehet në kategorinë e tij 66 kilogram aty ku Edi është një super talent”, njofton Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat