Poirier i hapur për një duel të katërt ndaj McGregor

Boksi

Poirier i hapur për një duel të katërt ndaj McGregor

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 18:42
Poirier i hapur për një duel të katërt ndaj McGregor

Dustin Poirier do të ishte i hapur për një duel të katërt me McGregor.

Rivalët e vjetër, Dustin Poirier e Conor McGregor mund të përballen edhe një herë me njëri-tjetrin.

Pasi kompletuan trilogjinë mes tyre, Poirier është shprehur i hapur për një përballje të katërt me irlandezin. Por, vetëm në një kusht.

I pyetur në ‘Twitter’ nga fansat nëse do të përballej me McGregor, ai tha “Me gjasë, jo”.

Por, i pyetur për mundësinë që ai të jetë në ring të boksit, ndryshoi qasja.

“Do të më pëlqente”, ishte përgjigja e tij. Po ndaj McGregor në ring boksi? “Rezervojeni”, tha ai.

McGregor ishte përballur më herët në një ring boksi, kundër Floyd Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat