Khabibi zbulon detaje nga dueli

Boksi

Khabibi zbulon detaje nga dueli

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:26
Khabibi zbulon detaje nga dueli ndaj Konor Mekgregorit

Khabib Nurmagomedov me 29 fitore dhe asnjë humbje në artet e përziera marciale dhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme, ka folur për përballjen me Konor MekGregorin. Atleti rusi e fitoi duelin që ata zhvilluan në tetor 2018, një nga përballjet më të ndjekura në historinë e “UFC”-së.

“Jam krenar për fitoren, por jo për atë që ndodhi pas duelit, për kërcimin mbi kafaz dhe sherrin që ndodhi jashtë tij.

Isha përgatitur për luftë, hyra në kafaz dhe duelova me atë rival, të cilin e munda. Isha përgatitur fort dhe ia mora shpirtin”, u shpreh Nurmagomedovi.

Në lidhje me zërat për një revansh mes dy sportistëve, para se Khabib të tërhiqej nga kafazi, ai potencoi se realisht asnjë ofertë ska arritur në adresën e tij.

“Ata nuk më kanë ofruar kurrë realisht revanshin me Konorin, janë thjesht zëra që kanë hedhur mediat. Kurrë nuk më ka ardhur një ofertë konkrete për një revansh me Konorin”, tha në fund Nurmagomedovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat