Marku spektakolar, gjyqtari ndërprenë meçin, kjo ngjau

Boksi

Marku spektakolar, gjyqtari ndërprenë meçin, kjo ngjau

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:23
Florian Marku - Chris Jenkins, foto Dazn

(E plotësuar)Ky është momenti i knock-out nga Florian Marku 

Florian Marku ka treguar zemër të madhe në Newcastle, duke e deklasuar britanikun Chris Jenkins.

Marku ka qenë i papërmbajtshëm, saqë në rundin e katërt e detyroi gjyqtarin që ta ndërprenë meçin. 

Ky është momenti i knock-out nga Florian Marku ndaj Chris Jenkins për ta mbrojtur titullin IBF International në kategorinë velter. Festë e madhe shqiptare në Newcastle.

Festë e madhe e shqiptarëve në Newcastle.

***

Florian Marku, trimi shqiptar ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.  

Marku spektakolar, gjyqtari ndërprenë meçin, britaniku i dërrmuar. 

Marku i papërmbajtshëm, e demolon kundërshtarin Chris Jenkins me disa goditje të njëpasnjëshme, përfundon meçi me “knockout”.

Image

Katër runde i mjaftuan për të kryer punë! Marku si asnjëherë më parë në formën më të lartë,

këtë e dëshmoi sonte në Newcastle, ku ishin të pranishëm mbi 3500 shikues.

Shumë shqiptarë me flamuj kombëtarë, festuan këtë triumf spektakolar.

Image

Një triumf që do të mbahet, vetëm për katër runde.

Image

Në palestër u dëgjuan brohoritjet Marku, Marku, Marku, kjo i dha edhe më shumë energji trimit shqiptar, për të bërë më të mirën. “Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka thënë Marku

//////////////////////////////////

Rundi i katërt, Britaniku nuk i rezistoi shqiptarit me zemër të madhe, mori goditje të fuqishme.

Marku pak lëndoi vetullën në rundin e tretë. Ai po tregon boks të nivelit të mirë, duke e sfiduar fuqishëm rivalin, Jenkins.

Rundi i tretë më i mirë në krahasim me dy paraprak, pati disa goditje të mira qoftë të njërës palë apo boksierit tjetër. Luftë e madhe në ring.

Rundi i dytë, Marku po tregon luftë të mirë ndaj britanikut mjaft të papërshtashëm. 

Rundi i parë mjaft i mirë, por si shqiptari si britaniku, boksuan me kujdes të shtuar. 

Marku del në ring, tifozët broharasin marku, Marku.

Florian Marku gati të ngjitet në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle në prani të rreth 3500 shikuesve, 

Boksieri shqiptar, Florian Marku, si asnjëherë më parë është i mobilizuar për fitore.

Trimi shqiptar do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Ai është i përgatitur në çdo aspekt dhe në asnjë formë nuk i frikësohet kundërshtarit, boksierit britanik, Chris Jenkins.

Në Newcastle të Anglisë, atmosferë drithëruese, të gjithë në pritje të meçit të madh. 

Marku ka 10 fitore e 1 barazim, ndërsa Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

Boksierët pritet të dalin në ring pas prës 22:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat