​Whyte zbulon se si mund ta mposht Furyn

Boksi

​Whyte zbulon se si mund ta mposht Furyn

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:14
Dillian Whyte

Dillian Whyte ka pohuar se do të duhet të jetë i adaptueshëm ndaj situata ta papritura nëse dëshiron të rrëzojë nga froni kampionin e peshave të rënda të WBC-së, Tyson Fury të shtunën mbrëma.

Për herë të parë para përballjes në stadiumin “Wembley”, sfiduesi i detyrueshëm Whyte u shfaq së bashku me Furyn për të promovuar më tej ndeshjen.

Kur u pyet për strategjinë e tij, Whyte refuzoi të shpaloste një plan të veçantë, përveç këmbënguljes se do t’i duhet një mendje e mprehtë për t'i dhënë fund pritjes së tij për t'u bërë kampion bote.

Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp, Whyte tha: "Kjo është një nga ato beteja ku duhet të futem me mendje të hapur. Kjo luftë ka të bëjë me aftësinë për t'u përshtatur dhe për të marrë vendime të shpejta”.

"Tyson thotë një gjë dhe bën një gjë tjetër. Ai mund të vendosë të boksojë ose të luftojë, dhe unë duhet të jem në gjendje të përshtatem si dhe kur të bëj gjënë time. Kjo është ajo çfarë do të duhet për të fituar luftën", theksoi Whyte.

Dueli ndërmjet këtyre dy boksierëve do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat