Çdo gjë që duhet të dini rreth meçit mes Furyt dhe Whyte

Boksi

Çdo gjë që duhet të dini rreth meçit mes Furyt dhe Whyte

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:05
Tyson Fury dhe Dillian Whyte

Tyson Fury do të rikthehet pas katër vitesh në Britaninë e Madhe, ku do të synojë të mbrojë titullin e tij të WBC në peshat e rënda kundër boksierit Dillian Whyte.

Është konfirmuar mirë që Whyte ka pritur mbi 1,000 ditë për shansin e tij për titull kampioni, dhe tani mbetet të shihet nëse do të bëjë ndonjë befasi në stadiumin “Wembley”, ku për përballjen ndaj Furyt janë shitur të gjitha biletat.

Cilido që do ta fitojë këtë ndeshje gjigantësh më pas mund të përballet me fituesin e meçit numër dy mes Oleksandr Usyk e Anthony Joshua, ku më pas do të vendosej për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.

Ndërkaq, më poshtë do të gjeni çdo gjë që duhet të dini për meçin mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte dhe rekordet e biografitë e të dy boksierëve.

Data: E shtune, 23 prill 22

Ora: 23:00 me kohën tonë lokale

Vendi: Stadiumi Wembley – Angli

Tyson Fury:

Nacionaliteti: Britania e Madhe

Data e lindjes: 12 gusht 1988

Gjatësia: 2.05 metra

Ndeshjet totale: 32 sosh

Rekordi: 31 fitore dhe 1 humbje (22 me nokaut)

Dillian Whyte:

Nacionaliteti: Britania e Madhe

Data e lindjes: 11 prill 1988

Gjatësia: 1.93 metra

Ndeshjet totale: 30

Rekordi: 28 fitore dhe 2 barazime (19 me nokaut)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat