Super meçi Fury - Whyte, ja në sa ora zhvillohet meçi sonte

Boksi

Super meçi Fury - Whyte, ja në sa ora zhvillohet meçi sonte

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:52
Super meçi Fury - Whyte, ja në sa ora zhvillohet meçi sonte

Kampioni në fuqi i Botës, Tyson Fury është gati për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Në stadiumin legjendar londinez Wembley, Fury do të jetë përballë britanikut tjetër Dillian Whyte në një meç që pritet të jetë shumë interesant.

Gypsy King është favorit për ta fituar këtëpërballje e cila do të zhvillohet në Wembley në praninë e 94 mijë tifozëve që tanimë kanë siguruar një biletë.

Dueli për titullin kampion të botës WBC mes Furyt dhe Whyte do të fillojë në ora 23:00.

Para këtij meçi do të ketë disa meçe të tjera që do të zhvillohen gjithashtu në Wembley, por me peshë më të vogël se përballja për titull të kampionit të botës.

Tyson Fury ka zhvilluar 32 meçe deri më tani ku ka shënuar 31 fitore e një barazim të vetëm.

Në anën tjetër britanike me prejardhje nga Xhamajka, Whyte ka në total 30 meçe ku ka fituar 28 prej tyre, 19 me nokaut derisa ka pësuar dy disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat