Fury me stilin e tij, nokauton rivalin

Boksi

Fury me stilin e tij, nokauton rivalin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 22:42
Pamje nga nokauti

(E plotësuar) - Boksieri Tyson Fury me sukses e mbrojti titullin e kampionit të botës, në versionin WBC. Fury me stilin e tij, nokauton Dillian Whyte në rundin e gjashtë.

Fury me të djathtën e tij, goditi krejt papritur dhe fuqishëm, duke e hedhur në dysheme Whyten.  

Fury deri të nokauti dominoi meçin, ndërsa rivali i tij nuk tregoi asgjë. 

Image
Pamje nga meçi

Fury deklaroi se mund të pensionohet pas kësaj ndeshje, por nuk dha vendim final.

“I premtova gruas sime të bukur Parisit, pas Wilder III, se kjo do të ishte. Por m’u ofrua të luftoja në Wembley, në shtëpi, dhe besoj se ua kam borxh fansave të mi këtë. Tani që u bë, mendoj se kjo mund të jetë perdja e fundit për Mbretin Gypsy. Dhe çfarë mënyrë për të dalë”, tha ai.

Në sekondat e fundit të rundit të gjashtë, Fury nokauton Whyten. 

Rundi i pestë, Fury më i mirë se Whyte.

Rundi i katërt, po elektrizohet lufta. Whyte provokoi me kokë duke acaruar Furyn. Fury me duart të gjata godet disa herë rivalin. 

Image

Pamje nga meçi, Reuters

Rundi i tretë, deri me tash nuk po shohim ndonjë boks të nivelit të lartë. Shumë taktizime.

Rundi i dytë, Whyte tenton të sulmojë, të paktën kështu ishte në këtë rund.

Rundi i parë me taktizime mes këtyre dy boksierëve, Fury e Whyte. 

Fillon meçi i madh, në luftë për titullin e botës WBC.

Intonohet himni i Anglisë. Edhe Fury del. Drithërima në tribuna.

Whyte del në ring.

Atmosferë e rrallë në “Wembly” të rrallë, boksierët po bëhen gati të dalin në ring. Spektakël. 

Edhe pak minuta dalin në ring Fury e Whyte.

Gjithçka gati për sfidën e madhe.

Super ndeshjen mes dy gjigantëve, Fury e Whyte, mund ta ndiqni këtu:

Tyson Fury tashmë ka mbërritur në stadiumin “Wembley” për spektaklin e sontëm që nis rreth orës 23:00.

Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.

Momentin e nokautimit të Furyt në Whyte e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat